30 Korrik, 2019

Ermal Hoxha sapo i bëri Rezarta Shkurtës surprizën më të bukur


Këngëtarja Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kanë qenë pranë njëri-tjetrit në çdo moment, që pas daljes nga burgu të këtij të fundit.

Rezarta është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku herë pas here publikon fotografi familjare dhe duket se ajo është më e plotësuar se kurrë.

Ndërkohë bashkëshorti i saj përveçse është gjithmonë pas saj, kujdeset që t’ia bëjë ditët më të bukura. Këngëtarja ka zbuluar së fundmi se çfarë surprize i ka bërë Ermali.

Ai i ka bërë një kornizë me zërin e tij duke i thënë këngëtares “Të Dua”. “As në ëndrrat më të bukura të adoleshencës nuk mendoja për princin e kaltër. Nuk e kisha imagjinuar se një ditë do të kisha dikë që do të kujdesej çdo ditë ta bënte speciale. Je dashuria, je miku, je babai më i mirë në botë. Je përtej çdo ëndrre. Të Dua”, shkruan Rezarta teksa në sfond dëgjo1het kënga “Duamë” e Albanit dhe Miriamit.

© Panoramaplus.al