Bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha, feston sot ditëlindjen. Këngëtarja ka vendosur që ta urojë të shoqin nëpërmjet një postimi në “Instastory”.

Për personin e saj të zemrës, Shkurta ka zgjedhur fjalët më të bukura. Ajo nuk ka ngurruar që dashurinë që ndjen për të ta shprehë para të gjithë ndjekësve të saj të shumtë.

“Çdo mbrëmje vë kokën në jastëk, kujtoj ditën që kalova dhe e vetmja gjë që më del nga shpirti është të falënderoj Zotin që të solli në jetën time. Nuk e di a e meritoj energjinë e pastër që më dhuron pa kushte, nuk e di a të meritoj ty i cili je gjëja më e bukur që mund të më ndodhte. Gëzuar ditën e lindjes, gjysma ime. Të dua në çmenduri!”, ka shkruar Rezarta në foton ku shfaqet së bashku me Ermalin.


