Këngëtari i dashur për publikun shqiptar Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “N’drrimi i natës”, ku ka folur për karrierën dhe jetën private.

Babai i tre fëmijëve, gjatë intervistës zbuloi se është fanatik për vajzat e tij. Ai u shpreh se vajza e madhe, Buna ka shumë vesh në muzikë, por Ermali nuk dëshiron që në të ardhmen ta shohë atë në skenë.

“Vajza e madhe ka vesh absolut. Ka luajtur në piano akoma pa u regjistruar, i ka gjetur tingujt veç me vesh. Por i dhemb zemra babës ta shohë vajzën në skenë sepse unë e di vetë. Jam rritur dhe nga babai im, edhe vetë dhe e di se çfarë ndodh në skenë, e di çfarë ndodh pas skene. Por i kisha uruar shëndet dhe ishalla ju prinë e mbara dhe talentin që e kanë, është kënaqësi për mua ta trashëgojnë. Unë jam pak fanatik, nuk kisha qejf, nuk do mundesha ta shihja si këngëtare”, tha këngëtari i njohur gjatë intervistës.

