Balerini Graciano Tagani së fundmi ka treguar se Romeo Veshaj i ka dërguar mesazhe Erjola Doçit jashtë shtëpisë së “BBV”.

Gjatë një bisede me Julian Dedën, moderatorja tha se akuzat e balerinit janë shumë të forta dhe nuk e din se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte qenë e lidhur jashtë.
“Asgjë, do të kishte ardhur brenda dhe do të kishte thënë del një çikë përjashta. Si babai kësaj (Heidit) që ka shkuar atje”– u shpreh aktori duke qeshur, teksa tallej me Heidi Baçin.
“Se mos je e lidhur jashtë dhe s’ke treguar”- vazhdoi Juli duke dyshuar se Erjola është në një lidhje jashtë shtëpisë dhe nuk e ka treguar në shtëpi.
Moderatorja tha e nuk është e lidhur, megjithëse aktorit iu shtuan dyshimet sepse konkurrentja nuk u betua.
Pjesë nga biseda:
Erjola: Po të kisha qenë e lidhur jashtë o Jul edhe s’dua ta ndaj. A e kuton se çfarë lloj akuzaash? A e kuton se çfarë do të kishte ndodhur?
Juli: Asgjë, do të kishte ardhur brenda dhe do të kishte thënë del një çikë përjashta. Si babai kësaj (Heidit) që ka shkuar atje
Erjola: Ka jetë përtej o Jul, nuk futen akuzat
Juli: Se mos je e lidhur jashtë dhe s’ke treguar
Erjola: Nuk jam dhe prandaj jam e qetë. Nuk jam shyqyr zotit
Juli e shikon me dyshim
Erjola: O Jul nuk jam more burrë
Juli: Qyqja as për këtë nuk betohet
Erjola: O Jul
© Panoramaplus.al
