31 Korrik, 2020

Erion Veliaj me COVID-19, bashkëshortja poston foton dhe i përgjigjet ndjekësve: Po i bëjmë hyzmet njëri-tjetrit


Tre ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se doli pozitiv me koronavirus.

Veliaj tha se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ishte izoluar në shtëpi.

Dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa postoi mbrëmjen e djeshme një foto në Tiranë teksa perëndonte dielli duke ndarë një mesazh me ndjekësit.

“Gjithçka kemi është e tashmja dhe ka gjithnjë një formë bukurie që të vazhdoje të jetojë paqësisht duke rreth nesh,”- shkroi Ajola Xoxa në përshkrimin e fotos.

Por nuk kanë munguar komentet thumbuese nga ndjekësit e saj. Një prej tyre i kërkoi që të mos kalonte kohën me foto në Instagram, por të kujdesej për bashkëshortin e saj të sëmurë me koronavirus.

“Bëji yzmet burrit, lëri foto e Instagram-it,”- shkroi ndjekësi.

Ndërsa ajo iu përgjigj se të dy po kujdesen për njëri-tjetrin, duke i kërkuar komentuesit që të mos paragjykojnë të tjerët pa i njohur.

“Hallin tim se paske fare. Po i bëjmë yzmet njëri-tjetrit, pa merak. Bëji dhe ti yzmet jetës tënde dhe mos i paragjyko të tjerët i njohur hiç,”- iu përgjigj Ajola Xoxa.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al