28 Mars, 2019

Erion Veliaj flet për eksperiencën në “2 gisht mjaltë”: Një super film, por unë isha aktor i…


Është mbajtur mbrëmjen e djeshme pre-premiera e filmit “2 gisht mjaltë” me protagonistë kryesorë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën.

Të pranishëm ishin shumë personazhe të njohur, të cilët publikuan në profilet e tyre në rrjetet sociale, foto e video nga filmi si dhe shprehën mendimin e tyre për të.

Një ndër ta ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shoqërohej nga bashkëshortja Ajola Xoxa. Siç dihet, Veliaj është pjesë e filmit të shumëpritur në të cilin luan një rol.

Kryebashkiaku ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Ajolën dhe dy personazhet kryesorë, Gjatën dhe Mamaqin.

Në përshkrim e foto, Erion Veliaj zbulon edhe eksperiencën e tij si aktor në filmim e njohur.

“✌️ gisht ?

Një super film i @ermalmamaqiofficial dhe @elvanagjataaaa që do ju shkulë brinjët nga të qeshurat me lot! ? Sa nevojë kemi të relaksohemi të gjithë pak si shoqëri! ?? Ah, pamjet e Tiranës? SUPER! ?

P: Kanë dhe një aktor të lodhur në fund, por të tjerët janë shumë mirë! ?”, shkruan Veliaj bashkëngjitur me foton.

© Panoramaplus.al