9 Janar, 2023

Erdhi për të parë të birin e sëmurë, Tunës nuk i del inati me Patrisin, këngëtarja e ironizon keq sërish (Foto)


Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë pasur një lidhje të komplikuar, ku kanë pasur shumë ndarje dhe ribashkime. Megjithatë dhe pse nuk janë më me njëri-tjetrin, ata përpiqen të ruajnë një marrëdhënie të mirë për hir të fëmijëve.

Mirëpo së fundmi, Tuna bëri një deklaratë të fortë ndaj ish-partnerit të saj, ku e akuzon se vendos ‘qejfet’ e tij para shëndetit të fëmijëve. Me anë të një postimi në InstaStory, artistja publikoi fillimisht një shkrim në anglisht ku thuhej:

“Të gjithë mund të kenë një fëmijë dhe ta quajnë veten ‘Prindër. Një prind i vërtetë është ai që vendos fëmijën sipër nevojave dhe dëshirave të tij egoiste”

Më pas Tuna publikoi një foto nga spitali ku i shtrirë në krevat duket djali i saj.

“Babai shkon për ecje në mal teksa  fëmija i tij ndodhet në spital”– shkruhej në foto duke i bashkangjitur emoji të zemëruara.

E duket se pas postimeve nga ana e artistes, ish- partneri i saj dhe njëkohësisht babai i fëmijëve ka vizituar të birin i cili ndodhet në spital. Këtë moment Tuna e ka fotografuar dhe e ka ironizuar keqazi duke shkruajtur krahas fotos: “Oooo hi babush” dhe i vendosi një ’emoji’ që simbolizon letrën higjienike.

 

 

© Panoramaplus.al