21 Nëntor, 2022

“Erdhe si shiu në jetën time, e ma shpërlave dhimbjen”/Fifi dedikim romantik për partnerin e saj


Këngëtarja e njohur, Fifi dhe partneri i saj, Adisi një ndër çiftet më të rinj të showbizit.

Ata janë bashkë që prej momentit, kur këngëtarja u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP”.Dyshja zgjodhën që ta bëjnë publike lidhjen e tyre të dashurisë dhe që nga ai moment bëjnë herë pas here dedikime për njëri-tjetrit.

Fifi  së fundmi ka publikuar një foto në Instastory, ku shihet teksa e përqafon Adisin dhe i ka dedikuar disa fjalë tepër të ndjera. “Ti erdhe si shiu në jetën time, e ma shpërlave dhimbjen”, ka shkruar këngëtarja përmbi foto.

Kujtojmë që Fifi i ka kushtuar Adisit këngën “Hana”, e cila u kthye në një hit të vërtetë.

© Panoramaplus.al