Çfarë të mbjellësh do të korrësh! Pas një sezoni të mundimshëm me koncerte dhe dasma, Eranda Libohova është shpërblyer në mënyrën më të mirë.

Këngëtarja e ka përkëdhelur vetën me një dhuratë e cila kap shifrat e 25-26 mijë eurove. Bëhet fjalë për një makinë të tipit “Citroen c3”.

Kujtojmë që më herët në një intervistë e pyetur nëse ka ndonjë peng gjatë rrugëtimit muzikor, diçka që ndoshta s’është realizuar siç duhej, një këngë që s’e ka kënduar apo një këngë që është penduar që e ka kënduar, Eranda iu përgjigj: “Po, ka një këngë që jam penduar që e kam kënduar dhe jam munduar ta fshij nga repertori publik. Mund ta them, por nuk është ndonjë gjë. Është kënga “Më nga mu”.
Ja, është kënga që ti nuk e di që ekziston. Është një këngë që u bë në një periudhë tranzicioni artistik dhe nuk e kam shumë qejf dhe përzemër. Ekziston edhe në Youtube, por nuk e këndoj.
Nuk do ta kisha bërë kurrë atë këngë dhe e kam bërë edhe me videoklip, kam bërë një goxha investim. Videoklipi është shumë në rregull, por kënga nuk më ngjit. Është një këngë koti….“.




