24 Prill, 2019

Era Istrefi publikon videon provokuese, reperi i famshëm ka diçka për t’i thënë (FOTO)


Kënga e re e motrave Nora dhe Era Istrefit, “Nuk e di”, duket se është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. Bashkëpunimi i tyre është pëlqyer gjerësisht edhe jashtë kufinjve shqiptarë.

Kjo vihet re pasi reperi i famshëm italian, Gue Pequeno, nuk mund të rrinte pa i komentuar Erës në një video të publikuar në “Instagram”, të shkëputur nga klipi.

Në video shfaqet Era teksa performon disa lëvizje twerk, aq shumë të komentuara në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

Nuk e di ?

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on


Ndërkohë Gue i ka lënë një koment me emoji zjarri këngëtares dhe një tjetër që mbyll sytë, sikur të ishte hatashme pamja që kishte para. Era ka vendosur që t’i përgjigjet me një emoji diamanti.

Ndërkohë kujtojmë se këngëtari italian është pjesë e jurisë “The Voice of Italy”, ku në grupin e tij mori dy binjaket shqiptare, të cilat konkurruan në me këngën “Shumë Pis” të Era Istrefit.

© Panoramaplus.al