26 Janar, 2019

Era Istrefi po xhiron klipin e ri në SHBA, zbulon look-un super seksi (FOTO)


Fama e këngëtares shqiptare Era Istrefi i ka kapërcyer kufijtë, duke korrur sukses edhe përtej Shqipërisë.

Teksa pak ditë më parë ajo ishte në Kosovë dhe mbylli xhirimet e klipit të bashkëpunimit me motrën e saj, Norën, tashmë ajo ka udhëtuar për në Kaliforni.

Nuk ka shkuar për pushime, por siç zbulon në “Instastory” ajo po merret me xhirimet e këngës së saj më të re.

Në “Instastory” ajo ka postuar foto dhe video të look-ut për klipin më të ri që mesa na la të kuptonim titullohet “Selfish” (egoist) dhe po xhirohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fotot e publikuara nga vetë Era, ajo shfaqet mjaft seksi me kostumin e saj “Versace” dhe me një shami në kokë.

 

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al