
Disa ditë më parë një video e Era Istrefit dhe Don Xhonit, u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale. Dyshja shihen pas një makine të ndaluar në rrugë në orët e vona të natës duke biseduar dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin.
Ndonëse u aludua për një romancë, nuk vonoi shumë dhe këngëtarët zbuluan se do të sjellin bashkë një bashkëpunim.
Mirëpo së fundmi një tjetër story nga ana e Era Isterefit ka ngjallur dyshime të mëdha për raportin e tyre.
Teksa ka publikuar një foto të tyren, Era shkruan: E dua se është bandit.”

Të jetë pjesë e këngës së tyre kjo frazë? Gjithsesi duhet ta pranojmë që fizikisht dyshja shkojnë shumë me njëri-tjetrin.
Bashkëpunimin e parë Era Istrefi dhe Xhonatan Isufi (Don Xhoni) do ta publikojnë më 29 shtator.

Kujtojmë se Don Xhoni i dha fund lidhjes me modelen ruse Ariana Lirey, duke bërë bujë të madhe. Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”.

Nga ana tjetër Era Istrefi, e cila është shumë e rezervuar sa i përket jetës personale, u pyet disa kohë më parë nëse është në një lidhje.
Vitin e kaluar në mediat rozë, u përhapën lajmet se këngëtarja kishte nisur lidhje dashurie me djalin e një biznesmeni shqiptar. Sipas raportimeve Era Istrefi ishte parë në disa ambiente në Tiranë nën shoqërinë e partnerit ndërsa po qëndronte në jug në resortin ku jeton i dashuri. Ndërkohë rreth këtyre thashethemeve nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Era Istrefit.


