21 Gusht, 2023

Epike! Drake surprizohet nga babai i tij në mes të koncerit, ai i dhuron reperit një palë reçipeta gjigande (Video)


Teksa performante në koncertin e tij në Kaliforni, rpeeri i njohur Drake është suprizuar duke i hedhur në skenë një palë recipeta gjigande, ngjyrë rozë.

“E kujt eshte kjo?”– pyeti Drake, teksa mbante sytjena lart, përpara se të shtonte: “Ju vlerësoj të gjithëve. Kjo është dashuri. Ky mund të jetë fundi i një sage pikërisht këtu. Ky mund të jetë fundi i rrugës, nuk e di. Nëse këto do të ishin të vërteta, as nuk e di nëse do të doja t’i shihja. Atëherë do të besoja se alienët ekzistojnë .”

Por me një shënim të bashkangjitur, reperi shpejt mësoi se ‘dhurata’ ishte nga babai i tij, Dennis Graham.

Drake gjithashtu lexoi shënimin nga babai i tij në të cilën shkruhej: “Babi yt dëshiron gjëra të mëdha për ty. Të dua dhe të sigurohem që të ushqehesh me gji përgjithmonë.” Me shaka, këngëtari i hitit “Honestly, Nevermind” pyeti: “Çfarë nuk shkon me këtë zotëri?”

Babai i Drake i kishte bërë me porosi reçipetat gjigande nga stilistja  Zoba Martin.

“Reçipetat më gjigante dhuruar @champagnepapi nga babai i tij, @therealdennisg”, ka shkruar ajo në një video të sajën të publikuar në Instagram.

 

© Panoramaplus.al