10 Korrik, 2023

Enrique Iglesias është martuar? Vëllai i këngëtarit zbulon padashje ‘sekretin’ e tij: Nuk bëri një dasmë të madhe por…


Vëllai i Enrique Iglesias, Julio Iglesias Jr, ka zbuluar gjatë intervistës së tij në emisionin televiziv Sonsoles Oneg në Spanjë, se këngëtari i njohur latin është martuar.

Ndërsa diskutonte për martesën e motrës së tyre Tamara, Julio pa dashje tregoi se Enrique është me të vërtetë një burrë i martuar. Kjo deklaratë e tij i habiti të gjithë.

Më pas si për ta rregulluar deklaratën e tiij, Julio sqaroi se Enrique dhe Anna Kournikova mund të kenë thënë fshehurazi betimet e tyre.

“Ajo që nuk bëri është një dasmë e madhe por Enrique është me Anën për 35 vjet dhe ata kanë tre fëmijë të mrekullueshëm”– u shpreh ai.

Julio zbuloi se Enrique vendosi të mos merrte pjesë në dasmën e Tamarës, duke shpjeguar se vëllai i tij thjesht nuk i pëlqente ngjarje të tilla publike dhe madje pranoi se Enrique nuk mori pjesë as në dasmën e tij.

Historia e dashurisë së Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova filloi në vitin 2001 kur ata u takuan gjatë xhirimeve të videoklipit për këngën e tij hit “Escape”.

Sipas raportimeve, çifti pati kimi të menjëhershme në xhirimet e videos dhe ata nisë menjëherë romancën e tyre. Ai ishte 26 në atë kohë ndërsa ajo ishte 20 dhe në kulmin e karrierës së saj si teniste.

Me kalimin e viteve, çifti është përballur me ulje-ngritje, me Anën që një herë deklaroi para shtypit në vitin 2008 se ata kurrë nuk do të kurorëzonin dashurinë në martesë. Megjithatë, duket se rrethanat mund të kenë ndryshuar që atëherë.

Enrique dhe Anna kanë tre fëmijë. Në vitin 2017 ata mirëpritën binjakët Nicholas dhe Lucy. Dy vjet më vonë, familja e tyre u zgjerua edhe më tej me lindjen e fëmijës së tyre të tretë, një vajzë të quajtur Mary .

Që atëherë, ata janë parë si një familje e lumtur dhe e përkushtuar , duke e mbajtur jetën e tyre personale larg syrit të publikut.

© Panoramaplus.al