Këngëtarja Jonida Maliqi po kalon disa ditë relaksi në Marrakesh, Marok. Ajo po shijon bukuritë dhe veçantitë që të fal ky qytet interesant.

Një nga fotot e postuara në ‘Instagram’ nga këngëtarja, ka shqetësuar gazetarin shqiptar, Eni Shehu. Ajo shfaqet në foto duke mbajtur dy majmunë, mirëpo ai i ka kërkuar Jonidës që ta fshijë foton për një arsye sipas tij madhore.

“Ata majmunet vuajne pafund ne ate gjendje me zinxhire… jane torturuar qe te “zbuten”. Imagjino te na lidhin ne, e te na perdorin si atraksion turistik… Te lutem gjithe bota perpiqet ti luftoje ata njerez-kafshe qe shfrytezojne kafshet e pambrojtura per te nxjerre para! Të lutem Jonida hiqe ate foto”, komentoi Eni.

“Zemer nuk e ndryshoj dot fatin e tyre por gjithsesi ishte eksperience shume e bukur”, i ka komentuar Jonida.


