15 Shkurt, 2019

“Eni po mendonte se skena u ndërtua për…”, Genci surprizon të dashurën me propozimin për martesë (FOTO)


Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë padyshim një nga çiftet më të komentuara të momentit.

Por ditën e sotme ata kanë tërhequr vëmendjen me fotot që kanë postuar në profilet e tyre në “Instagram”. Çifti ka treguar momentin kur Genci i ka propozuar për martesë Enit.

Në fotot e publikuara në “Instagram”, këngëtari i njohur shihet i ulur në gjunjë përpara Enit, ndërkohë që në duar mban një kuti me unazë.

“03.11.2018”, ka shkruar Eni pranë fotos ku tregon se ata janë fejuar që në muajin nëntor të vitit që lamë pas.

“Momenti me i bukur, ne Plaven e bukur, me te bukuren time. 03.11.2018 ? @enikociiii po mendonte se skena u ndertua per photoshooting ?”, shkruan ndërkohë Genci bashkëngjitur me fotot.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al