27 Tetor, 2018

Eni Koçi publikon pamje nga shtëpia e re super moderne (FOTO)


Ajo është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”, ku ndan me fansat e saj foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Eni Koçi, e cila së fundmi ka tërhequr vëmendjen me një postim të bërë në “Instastory”.

Eni ka publikuar për ndjekësit e shumtë pamje nga shtëpia e saj e re, e cila është ende në punim e sipër.

Siç vihet re, shtëpia ka ngjyra të ngrohta dhe arredim modern, parket të errët dhe shkallë në ngjyrë të verdhë.

“Shtëpia ime e re. Në progres”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur me videon.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al