Këngëtarja Eni Koçi ka publikuar për herë të parë foton me Genc Prelvukaj si çift.

Përmes një fotografie ku ka pozuar së bashku me partnerin e saj, Eni uroi dashuri dhe buzëqeshje.

“Jeto, dashuro, qesh”, shkruan Eni bashkëngjitur me foton që ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

Menjëherë fansat dhe miqtë e afërt kanë shpërthyer me komente dhe urime për dyshen, por ai që na tërhoqi vëmendjen ishte komenti i Gretës.

Motra e Enit, Greta Koçi i thërret ata “zemrat”, ndërsa Genci ia kthen “Geç” një lloj nickname që me sa duket e përdor me përkëdheli me kunatën e tij.

Ndërkohë Genci e pranoi lidhjen me Enin në një intervistë ku u pyet: “Nuk dua të bëj publike çdo gjë, por për herë të parë tek ‘Op Labi Party’ e bëtë publike që jeni së bashku me Enin?”.

“Po, është e vërtetë. E keni parë që në hyrje. Kemi zgjedhur një event si ky që të shfaqemi publikisht bashkë”, u përgjigj Genci.
© Panoramaplus.al
