8 Gusht, 2019

Eni Koçi bën ndryshim drastik: Siç i kam pasur flokët para 3-viteve (FOTO)


Këngëtaren e njohur, Eni Koçi, jemi mësuar ta shohim prej disa kohësh vetëm bionde. Por së fundmi ajo ka vendosur që të bëjë një ndryshim në look.

Një ditë më parë, ajo ka publikuar në “Instastory” disa video ku fillimisht tregon se do të ndryshojë ngjyrën e flokëve, e më pas ka zbuluar rezultatin.

“Gati për një super ndryshim. Siç i kam pasur flokët para 3-viteve”, shkruan ajo në një video.

Eni është kthyer në një kokëkuqe të flaktë dhe ndryshimi është me të vërtetë shumë drastik.

Ajo duket se është kthyer thuajse tre vite pas, ashtu siç u shfaq në vitin 2016 në klipin e këngës “S’po t’gjej mo”.

© Panoramaplus.al