Në fund të vitit të kaluar, dy këngëtarët e njohur Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj vendosën që të bënin publike lidhjen e tyre.

Që nga ajo ditë, ata nuk kanë ngurruar që të publikojnë foto ku shfaqen së bashku në rrjetet sociale. Madje nuk mungojnë as komentet në fotot e njëri-tjetrit.

Ditën e sotme, Eni ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet shumë provokuese, e veshur me një fustan nate që i nxjerr në pah trupin.

Për këtë foto këngëtarja ka marrë me mijëra pëlqime dhe qindra komplimente. E nuk ka munguar as komenti i partnerit të saj, Genci, i cili komenton me një emoji trëndafil.

Ndërkohë kujtojmë se dyshja është shumë aktive edhe në tregun muzikor, ku sjellin projekte të reja që priten mjaft mirë nga publiku shqiptar.



