Dua Lipa dhe Emina Çunmulaj na kanë bërë gjithmonë krenarë. Dua me zërin e saj në skenat e mëdha dhe Emina me pjesëmarrjen në pasarelat e revistat e njohura të modës.

Së fundmi modelja shqiptare ka publikuar në “Instastory” foto me familjen e këngëtares shqiptare. Emina ka pritur familjen e Duas në një prej hoteleve të bashkëshortit të saj, Sam Nazarian.

Në foton e postuar në “Instastory”, Emina ka fjalët më të mira për ta: “Familja e bukur Lipa, Dua ti je e mahnitshme, energjia jote dhe bukuria juaj e brendshme është përtej asaj mahnitëse”.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
