Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publiku do të rikthehet pas 11 vjetësh si konkurente tek ‘Kënga Magjike’.

Këtë e bën me dije ‘anabel’, ku shkruhet se një nga artistët big pjesëmarrës në këtë edicion do të jetë edhe Eneda Tarifa e cila i mungoi 11 vite kësaj skene si pasojë e disa mosmarrëveshjeve në të shkuarën.
Ka qenë viti 2008 kur Eneda mori pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Zëri Im” dhe fituese u shpall Jonida Maliqi me “Njëri nga ata.”

Në segmentin pas finales që mbahet çdo vit gjatë të “Dielës Shqiptare,” Eneda u shpreh se edhe dy artistë të tjerë meritonin të kalonin në finale, por u penalizuan nga sistemi i votimit. Kur u konfrontua nga Ardit Gjebrea për të thënë emrat e artistëve që duheshin përjashtuar që të kualifikoheshin ata që kishte ajo ndërmend, Eneda u nervozua dhe u tërhoq. Gjithashtu i kërkoi të mos ia bënte këtë pyetje, në të kundërt, do të largohej. Dhe ashtu bëri.

© Panoramaplus.al

