Moderatori shumë i dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea, do të ketë përkrah këtë vit në prezantimin e “Këngës Magjike” Bora Zemanin dhe balerinën e njohur, Klaudia Pepa.

Ishte vetë Arditi dhe Klaudia që e zbuluan këtë lajm të dielën e 4 nëntorit gjatë emisionit “E diela shqiptare”, në të cilën balerina e njohur shqiptare bëri një lidhje direke.
Mesa duket Klaudia është mjaft e emocionuar për këtë eksperiencë të re, pasi nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka zbuluar se prezantimi është ëndrra e saj prej kohësh. E tashmë që kjo u bë realitet, ajo ka falënderuar ata që e mundësuan pjesëmarrjen e saj.

“Përshendetje miq! Si ju duket lajmi i Festivalit Kenga Magjike?
Kenga Magjike ka qene gjithmone nje pjese e bukur e jetes time,kam marre pjese shpesh si balerine dhe enderroja qe nje dite te isha prezantuese dhe balerine ne te njejten kohe dhe ja…
Faleminderit Stafit dhe Ardit Gjebreas
Faleminderit familjes time qe beson gjithmone tek une !
E lumtur qe do jem afer jush. Mezi pres”, shkruan Pepa në statusin e saj në “Facebook”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
