Moderatorja e njohur, Brunilda Lahe, e cila është në pritje të ëmbël, duket se është mjaft kurioze që tani se kujt do t’i ngjajë bebi që do të sjellë në jetë.

Shumë shpejt ajo pritet që të sjellë në jetë një vajzë. Por para se të vijë ajo ditë, Brunilda ka publikuar në “Instastory” një fotografi të saj kur ka qenë një foshnjë, për të krijuar përshtypjen e vogëlushes së saj.

“Në përpjekje për të kuptuar se si do të ngjajë beba, nëse merr ndonjë nga tiparet e mia. Edhe pse kjo foto e 32 viteve më parë tregon më pak se një eko 4D e ditëve të sotme”, ka shkruar moderatorja në foto.

Ndërkohë lajmin se ajo është shtatzënë e zbuloi pak kohë më parë nëpërmjet një video në “Instagram”, ku tregonte se po largohej nga emisioni i saj për këtë arsye.

Gjithashtu Lahe ka ndarë shpesh herë detaje nga shtatzënia dhe pushimet e saj ndërkohë që është në pritje të ëmbël.
© Panoramaplus.al
