Në mars të këtij viti, këngëtarja Enca Haxhia publikoi projektin e saj më të ri “Dua”. Videoklipi i kësaj kënge bëri bujë të madhe për shkak të skenave të nxehta në të cilat këngëtarja shfaqej.

Për një kohë të gjatë u komentuan si klipi, paraqitja super seksi e Encës si dhe modeli spanjoll Pierluigi Fracassi. E mesa duket, Enca me Pierluigin nuk është puthur vetëm në videoklip, por edhe në prapaskena.

Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja që e ka ndarë këtë moment intim në profilin e saj në “Instagram”.
View this post on Instagram
I just realized I never released “DUA” bts… ? Well here’s one ?? @hyperdecadence #tb #DUA #shooting
“Sapo kuptova që nuk kam nxjerrë prapaskenat e klipit ‘Dua’ … dhe ja ku është njëra”, shkruan këngëtarja krahas videos së postuar në “Instagram”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
