28 Maj, 2019

Enca thumbon kolegët: Falenderoni Zotin për mua, përndryshe kjo industri do ishte e mërzitshme


Këngëtarja e njohur, Enca, është një nga personazhet shqiptar me më shumë ndjekës në rrjetin social “Instagram”.

Ajo është mjaft aktive, ku herë pas here publikon arritjet e saj që ka bërë deri tani në muzikë. E kur flet për veten dhe karrierën e saj, duket se Enca nuk do t’ia dijë për modestinë.

Madje në një postim të bërë së fundmi në “Instastory”, këngëtarja u është drejtuar ndjekësve të saj, duke u thënë se po të mos ishte për këngët që bën ajo, industria e muzikës do të ishte e mërzitshme.

“Sinqerisht, falenderoni Zotin për mua përndryshe kjo industri do ishte e mërzitshme si dreqi! Kam bërë pop, reggaeton, rep, baladë, tallava të gjitha në një vit. Përmendni një tjetër artist, po ju pres!”, shkruan Enca në postimin e saj, duke thumbuar keq kolegët e saj.

© Panoramaplus.al