Pas një vere të mbushur me koncerte dhe angazhime të tjera, këngëtarja Enca ka nisur pushimet luksoze. Ajo ndodhet në Belek të Turqisë së bashku me familjen e saj.

Enca ka postuar në profilin saj në “Instagram”, foto e video mjaft seksi e provokuese, ku shfaqet me rroba banje.

Ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet duke ngrënë një pjatë me fruta. Por në një moment ajo shtrembërohet në fytyrë, pasi siç ka treguar edhe Enca ka qenë duke u mbytur nga një farë rrushi që i ka ngelur në fyt.
Meqe familjareve te mi nuk ju jepet shume per foto,Ju pershendes me nje video duke ngrene fruta derisa me ngel nje fare rrushi ne fyt ?? po ju ku po i kaloni pushimet?”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur me videon.



