7 Tetor, 2019

Enca nuse në Kosovë? Zbuloni planet e këngëtares


Ajo njihet nga publiku shqiptar si një këngëtare mjaft ekstravagante dhe provokuese. Enca është mjaft aktive në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për evente.

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në dasmën e vëllait të Gjikos, këngëtarja e ka shijuar shumë këtë event dhe siç duket nga postimet është kënaqur në shoqërinë edhe të emrave të tjerë të njohur të shoëbizit shqiptar.

Mesa duket meshkujt e ftuar në dasmë e kanë tërhequr aq shumë këngëtaren, aq sa po i pëlqen ideja të bëhet edhe ajo nuse në Kosovë.

Enca ka hapur një sondazh në ‘Instastory’ ku kërkon mendimin e fansave për këtë çështje. Dhe duket se shumica e fansave janë në një mendje me dëshirën e këngëtares.

© Panoramaplus.al