16 Janar, 2019

Enca në kërkim të partnerit të jetës, ka diçka për t’u thënë fansave: Dua të përfundoj me një nga ju!


Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është një ndër femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo qëndron shpesh në qendër të vëmendjes jo vetëm për muzikën që bën, por edhe për postimet e saj provokuese.

Enca është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku i mban të përditësuar fansat në lidhje me aktivitetet që bën.

Madje ajo në çdo dalje publike nuk harron që të falenderojë fansat e shumtë për suportin që i japin në çdo moment.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi nëpërmjet një postimi në “Instastory”. “Ndjekësit e mi/mbështetësit janë më të mirët. Dua të përfundoj me një nga ju në të ardhmen”, shkruan këngëtarja e njohur.

Kështu që fansa të Encës keni një shans që në të ardhmen të jeni partneri i saj i ardhshëm!

Panorama Plus

© Panoramaplus.al