17 Korrik, 2019

Enca ka një këshillë për të gjitha femrat dhe ka lidhje me meshkujt: Mos harxhoni… (FOTO)


Këngëtarja Enca ka zbuluar së fundmi se është duke punuar për projektin e saj më të ri muzikor, i cili pritet që të publikohet shumë shpejt.

Nëpërmjet postimeve në “Instagram”, Enca ka treguar disa skena nga videoklipi, i cili kuptohet se do të jetë mjaft “hot”, pasi në të shfaqen mjaft femra seksi.

Ndërkohë ndjekësit e saj e kanë cilësuar atë si Dan Bilzerian-i shqiptar, për shkak të pranisë së femrave të zhveshura në klip. Por së fundmi, këngëtarja ka dhënë një këshillë për të gjitha femrat dhe ka të bëjë me meshkujt.

“Gocani! Mos harxhoni “vitet tuaja të gjoksit më të mirë” me çunat që s’ja vlejnë”, shkruan Enca në postimin e saj në “Instastory”, e cila herë pas here tregon se i mbështet femrat dhe i nxit të bëhen të pavarura nga meshkujt.

© Panoramaplus.al