“Jealous” është kënga më e re e këngëtares, Enca Haxhia, e cila tashmë po shijon 1 milion klikimet në kanalin e “Youtube”-t.

Ndërkohë Enca herë pas here publikon në profilin e saj në “Instagram” fotografi apo video mjaft “hot”, të shkëputura nga klipi.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar këngën e saj. Aty tregon gjithashtu edhe gjoksin e saj bombastik.
E teksa këto pamje kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente, ajo që ka rënë në sy është diçka që i ka shkruar ylli i famshëm i boksit, Agit Kabayel.
Boksieri i ka komentuar në shqip këngëtares, duke i bërë të gjithë kuriozë për marrëdhënien mes tyre.

“Shqiptar”, ka komentuar Kabayel në videon e Encës, e cila i përgjigjet: “Heyy Kurdiii”, duke u nisur nga origjina e tij kurdistane.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të vërshojnë në komente ku aludojnë së boksieri po e gjuan publikisht këngëtaren shqiptare.
Kujtojmë se Agit Kabayel është një ndër boksierët më të famshëm në Europë, i cili nga 19 ndeshje, numëron plot 19 fitore.
© Panoramaplus.al
