Spektakli i kërcimit Dancing With The Stars pritet të fillojë së shpejti dhe tashmë janë zbuluar vetëm disa prej emrave të konkurrentëve që do të marrin pjesë në garë.

Disa prej tyre deri më tani janë: politikani, Saimir Korreshi, këngëtarja Enxhi Nasufi, Atlanta Kërçyku, ish-banori i BBVIP, Armaldo Kllogjeri, blogerja Sara Karaj dhe regjisorja Arnita Beqiraj.
E së fundmi faqja zyrtare e kërcimit ka zbuluar emrin e konkurrentes më të fundit, e cila është ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura.
Trajnerja e fitnesitm ishte një ndër emrat më të lakuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

© Panoramaplus.al

