17 Shtator, 2023

EMRI/ Zbulohet konkurrentja e radhës që do të marrë pjesë në Dancing With The Stars


Spektakli i kërcimit Dancing With The Stars pritet të fillojë së shpejti dhe tashmë janë zbuluar vetëm disa prej emrave të konkurrentëve që do të marrin pjesë në garë.

Disa prej tyre deri më tani janë: politikani, Saimir Korreshi, këngëtarja Enxhi Nasufi dhe Atlanta Kërçyku. E SË fundmi faqja zyrtare e kërcimit ka zbuluar emrin e konkurrentes më të fundit, e cila është blogerja e njohur Sara Karaj.

Edhe këtë vit, emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani dhe pritet të nisë muajin e ardhshëm.

Kujtojmë se fituesja e edicionit të parë ishte Sara Hoxha dhe partneri i saj i kërcimit Luixhino duke marrë kështu çmimin e madh prej 50 mijë euro.

© Panoramaplus.al