Vetëm disa ditë na ndajnë nga startimi i edicionit të dytë të “Dancing With the stars”, ku gjithçka duket gati tani për të mirëpritur VIP-at në pistën e kërcimit.

Disa prej tyre deri më tani janë: politikani, Saimir Korreshi, këngëtarja Enxhi Nasufi dhe Atlanta Kërçyku, Fifi, Sardi Strugaj, Juliana Nara, Arnita Beqiraj, Ina Kollçaku, Armaldo Kllogjeri dhe aktori Roerd Toçe.
E mes shumë emrave të njohur, një tjetër personazh goxha i dashur për publikun do të jetë pjesë e spektklit të kërcimit dhe bëhet fjalë për aktorin e humorit Elvis Pupa.
Aktori i cili prej shumë vitesh ishte larguar nga ekranet shqiptare që pas pjesëmarrjes së tij në shtëpinë e Big Brother VIP duket do të provojë dhe një eksperiencë të re atë të kërcimit.

Edhe këtë vit thuhet se emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani dhe pritet të nisë muajin e ardhshëm.
Kujtojmë se fituesja e edicionit të parë ishte Sara Hoxha dhe partneri i saj i kërcimit Luixhino duke marrë kështu çmimin e madh prej 50 mijë euro.


