Edicioni i dytë i spektaklit të njohur të kërcimit “Dancing Ëith The Stars” pritet që të fillojë së shpejti.

Eni Shehu, Enxhi Nasufi, Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Nora Istrefi, Keisi Tola dhe Nevina Shylla janë emrat që janë përfolur deri tani që do jenë konkurrentët e spektaklit të njohur të kërcimit.
E së fundmi burime për ‘Prive’ kanë zbuluar se ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Juliana Nura do të jetë konkurrente në ‘Dancing ëith the Stars Albania 2”. Burimet tregojnë se trajnerja e fitness-it, prej disa kohësh është zhvendosur në Tiranë, teksa po përgatitet për nisjen e spektaklit.


Kujtojmë që vitin e kaluar Sara Hoxha dhe partneri i saj i kërcimit Luixhino fituan vendin e parë duke marrë kështu çmimin e madh prej 50 mijë euro.

© Panoramaplus.al

