26 Shtator, 2023

EMRI/ Pas Olta Gixharit, konfirmohet anëtarja tjetër e jurisë së “Dancing with the Stars”


Konkursi i kërcimit “Dancing with the Stars” do të startojë së shpejti, ndërsa një ndër vajzat më të komentuara në “BBV”, Olta Gixhari do të jetë pjesë e jurisë së këtij spektakli.

Mirëpo kësaj jurie do ti bashkohet edhe balerina Lori Bala, e cila prej vitesh ka qenë pjesë e këtij konkursi por në rolin e kërcimtares.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare “DWTS” përmes një postimi në Instagram.

Kujtojmë që deri më tani janë zbuluar disa nga konkurentët që do marrin pjesë në këtë konkurs, ku Ilir Shaqiri do të jetë kryetari i jurisë, i cili së  bashku me anëtarët e tjerë do t’i vlerësojë ata në pistën e kërcimit.

© Panoramaplus.al