Moderatori i njohur Eni Shehu do të jetë një ndër konkurentët e konkursit të kërcimit “Dancing with the Stars”, i cili do të fillojë së shpejti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e spektaklit, përmes një postimi në Instagram.

Kujtojmë që deri më tani është konfirmuar disa emra që do jenë pjesë e këtij spektakli, ku ndër ta janë, deputeti Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, Atalanta Kërçyku, blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura, Fifi dhe regjisorja Arnita Beqiraj.
Nga ana tjetër pjesë e jurisë do të jenë balerini i njohur Ilir Shaqiri, Valbona Selimllari, Olta Gixhari dhe Lori Bala.

© Panoramaplus.al

