Vetëm disa ditë na ndajnë nga startimi i edicionit të dytë të “Dancing with the stars”, ku gjithçka duket gati tani për të mirëpritur VIP-at në pistën e kërcimit.

Filloreta Raçi e njohur si Fifi do të jetë një ndër konkurentet e këtij spektakli.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e “DWTS” përmes një postimi në Instagram, teksa tregoi se partneri në kërcim i artistes do të jetë balerini Graciano.

Ndonëse disa muaj më parë ajo është bërë nënë për herë të parë, Fifi ka vazhduar angazhimet e saj jo vetëm si këngëtare por tani edhe si konkurente në konkursin e kërcimit.

Kujtojmë që deri më tani është konfirmuar disa emra që do jenë pjesë e këtij spektakli, ku ndër ta janë, deputeti Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, Atalanta Kërçyku, blogerja e njohur Sara Karaj, tenori Armaldo Kllogjeri, ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura dhe regjisorja Arnita Beqiraj.
© Panoramaplus.al
