Teksa pritet të fillojë së shpejti, konkursi i njohur i kërcimit “Dancing with the Stars”, po zbulon detaje të reja përfshirë edhe emrat e konkurrentëve.

Së fundmi është konfirmuar që konkurrnetja e radhës në këtë spektakël do të jetë “Miss Albania 2010” Arnita Beqiraj e njohur si regjisore.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të ‘Dancing With the Stars’ në Instagram, ndërsa partneri i saj në kërcim është balerini i njohur Eni.

Kujtojmë se deri më tani janë konfirmuar disa konkurentë si, Saimir Korreshi, Sara Karaj, Armaldo Kllogeri dhe Atalanta Kërcyku.
© Panoramaplus.al
