21 Shtator, 2023

EMRI/ Këngëtari i njohur shqiptar konfirmon pjesëmarrjen në “Dancing with the Stars”


Këngëtari i njohur Sardi Strugaj do të jetë një ndër konkurentët e spektaklit “Dancing with the Stars”, i cili do të startojë së shpejti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti ditën e sotme teksa ishte i ftuar në emisionin “Top Albania Radio”.

Fillimisht më ka ardhur ftesa, duhet të mendoja nëse jam i përshtatshëm me kërcimin dhe fillova të konsultohem. E kisha me shume qejf, një eksperiencë e re që më nxjerr nga profili im. Kur u futa në prova isha shumë keq, balerina ime Erisa ka treguar një durim që e kam zili, jemi përmirësuar, nuk jam gati akoma, por po bëhem gati. Unë nuk jam person i kamerave, do ndihem pak në siklet para kamerave, do më shohin njerëzit në siklet, do më shohin duke kërcyer, duke tundur belin qesh.”- tha këngëtari duke qeshur.

Skerdi do të konkurojë për çmimin e madh krahas disa personazheve të njohura, ku ndër ta janë Fifi, Armaldo Kllogjeri, ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura, regjisorja Arnita Beqiraj, Enxhi Nasufi, Atalanta Kërçyku, blogerja e njohur Sara Karaj dhe Eni Shehu.

© Panoramaplus.al