Shakira dhe Pique ishin padyshim çifti më i përfolur i këtij viti në showbizin botëror, ish-çifti që tronditën publikun me ndarjen e tyre dhe ngjarjet më pas, vazhdojnë të përfliten.
Për futbollistin lajmi i fundit nuk është shumë i mirë, tashmë ai ka konfirmuar lidhjen e re. Ka mundësi që futbollisti duhet të mbajë të stampuar emrin e Shakirës në bluzën e tij. Një marrëveshje, sipas mediave spanjolle, është shumë afër mbylljes, e cila do të konfirmojë Shakirën si një nga artistët e ardhshëm që do të shfaqet në bluzën e Barcelonës.

Këngëtarja me famë botërore Shakira dhe futbollisti Gerard Piqué, janë konsideruar si një nga çiftet më të fuqishme në Hollywood. Ajo u takua me futbollistin spanjoll gjatë xhirimit të videoklipit të “Waka Waka” e cila është kënga zyrtare e Kupës së Botës FIFA 2020.

Pique është një nga yjet e futbollit që luajti në video. “Unë nuk isha një tifoze futbolli, kështu që nuk e dija se kush ishte ai, ka treguar aso kohe Shakira. Kur pashë videon, thashë: Ai është disi i lezetshëm dhe më pas dikush vendosi të na prezantojë. Atë vit Gerard dhe ekipi i tij përfunduan duke fituar Kupën e Botës.
Për çështjen e kujdestarisë së dy fëmijëve të tyre, Milan 9 vjeç dhe Sasha 7 vjec, këngëtarja kërkon me ngulm që dy djemtë e saj të jetojnë në Miami, ndërsa futbollisti i Barcelonës dëshiron që ata të rriten në Spanjë.

