Vajza e Jozefina Topallit, Megi dhe bashkëshorti i saj, Angji kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

E në këtë ditë të rëndësishme për vajzën e saj, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka ndarë në profilin e saj në Instagram një video nga ceremonia e martesës, ku shihet Megi dhe bashkëshorti i saj teksa dalin nga Kisha.
“Moment emocionues kur Nikolas therret…mama”- shkruan Topalli krahas postimit.
Kujtojmë se ishte vetë Megi e cila shpërndau në rrjetet sociale foto ku ishte e veshur me fustanin e bardhë dhe krahas saj shkroi:
“Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme. Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë. Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë”.



