8 Tetor, 2019

Emocionohet Aurela Gaçe, pritje madhështore nga publiku


Sa herë dëgjohet të këndojë, ajo shkakton ‘drithërima’ tek publiku që e do kaq shumë. por këtë herë ka qenë publiku që e ka drithëruar dhe emocionuar këngëtaren Aurela Gaçe.

Ajo ka nisur sezonin e koncerteve ‘live’, të cilat e mundësojnë të jetë shumë afër publikut të saj.

Në videon e publikuar në ‘Instagram’, Aurela shihet të këndojë këngën ‘Fati ynë shpresë dhe marrëzi’, por jo vetëm. Publiku e ka shoqëruar gjatë gjithë këngës duke e emocionuar shumë këngëtaren e madhe.

“A ka më bukur se zëri juaj?”, shkruan Aurela krah videos.

© Panoramaplus.al