“The 74th Primetime Emmy Awards” do të nderojnë më të mirët në programet televizive amerikane në ‘prime time’ nga 1 qershori 2021 deri më 31 maj 2022, të zgjedhur nga ‘Akademia e Arteve dhe Shkencave Televizive’ (ATAS). Ceremonia e ndarjes së çmimeve është planifikuar të mbahet drejtpërdrejt më 12 shtator 2022 dhe do u parapri nga çmimet ’74th Primetime Creative Arts Emmy Awards’ më 3 dhe 4 shtator, që u mbajt në Teatrin Microsoft në Downtown Los Angeles, Kaliforni.
Kur nominimet u shpallën në 12 korrik, ‘Squid Game’ i Netflix, ‘Succession’ i HBO, ‘Saturday Night Live’ i NBC dhe ‘Ted Lasso’ i Apple TV+ ishin ndër shfaqjet televizive që thyen rekorde të dukshme. Me 14 nominime, ‘Squid Game’ bëri histori duke u bërë shfaqja dhe seriali i parë jo-anglisht i prodhuar vetëm jashtë një vendi perëndimor për të marrë një nominim për kategoritë kryesore. ‘Ted Lasso’ siguroi edhe një herë 20 nominime, të njëjtin total që fitoi vitin e kaluar.
Ndërkohë, SNL ruajti gjithashtu rekordin si show më i nominuar në historinë e ‘Emmy’, me 315 nominime. 14 nominimet e ‘Succession’ në kategoritë e aktrimit thyen rekordin për më shumë nominime për aktrimi ‘Emmy’ për një serial dramatik në një vit të vetëm. Mes nominimeve të tjera që bëjnë histori, krijuesja dhe ylli i ‘Abbott Elementary’, Quinta Brunson, jo vetëm që u bë e nominuar për herë të parë, por tani është gruaja më e re me ngjyrë e nominuar si ‘Aktorja kryesore më e mirë’ në një kategori të komedisë.

Squid Game
Pasi siguroi 14 nominime në ‘Emmy’, duke përfshirë ‘Outstanding drama series’, ‘Squid Game’ i Netflix bëri histori duke u bërë seriali dhe shfaqja e parë në gjuhën jo-anglisht e prodhuar jashtë një vendi perëndimor për të marrë një nominim në kategorinë kryesore. Yjet Park Hae-soo, Lee Jung-jae, Jung Ho-yeon, Lee You-mi dhe Oh Yeong-soo morën gjithashtu nominimet e tyre të para në kategoritë e aktrimit. ‘Squid Game’ shënon gjithashtu serialin më të nominuar të Netflix këtë vit. Nominimi vjen pas nominimit të serialit në çmimet ‘SAG’ për ‘Performancën e jashtëzakonshme në një serial dramatike’ dhe për çmimin për ‘Dramën më të mirë’ në Golden Globes.
Zendaya
Aktorja fituese e çmimit ‘Emmy’ bëhet kandidatja më e re për aktrim për të dytin vit radhazi. Për vitin 2022, ajo është nominuar si në kategorinë e ‘Aktores kryesore më të mirë në një serial dramatik’, ashtu edhe në kategoritë e serialeve më të mira dramatike.

Saturday Night Live
Pasi fitoi nëntë nominime për ‘Emmy’ këtë vit, ‘Saturday Night Live’ ruan rekordin si show më i nominuar për ‘Emmy’ në histori. SNL tani ka gjithsej 315 nominime ‘Emmy’ që nga premiera e tij në 1975. Lorne Michaels mban rekordin për shumicën e nominimeve në ‘Emmy’ për një individ me një total prej 96 nominimesh; Michaels ka fituar 20 çmime ‘Emmy’. Nominimet e këtij viti për SNL përfshijnë ‘Outstanding variety sketch series’ dhe ‘Supporting actor and actress’ për Bowen Yang dhe Kate McKinnon. Jerrod Carmichael u nominua në kategorinë ‘Houtstanding guest actor’ pasi prezantoi një episodi këtë sezon.
Quinta Brunson
32-vjeçarja dhe ylli i komedisë së parë të ABC ‘Abbott Elementary’ ka siguruar vendin e saj në historinë e ‘Emmys’. E nominuara për herë të parë tani ajo është gruaja më e re me ngjyrë e nominuar në kategorinë e aktores kryesore më të mirë në komedi. Tre nominimet e saj – ‘Best actress’, ‘Outstanding comedy series’ dhe ‘Outstanding writer for a comedy series for the show’s pilot’- e bëjnë gjithashtu atë gruan e parë me ngjyrë që fiton tre nominime në kategorinë e komedisë në të njëjtin vit.
Barack Obama
Ish-Presidenti Barack Obama fitoi nominimin e tij të parë ‘Emmy’ për dokumentarët në Netflix, ‘Our Great National Parks’. Nëse Obama do të fitonte një ‘Emmy’, ai do të ishte në gjysmë të rrugës për një ‘EGOT’ pasi fitoi dy çmime ‘Grammy’ për ‘Dreams From My Father’ dhe ‘The Audacity of Hope’.

Të nominuar për herë të parë
Çmimet ‘Emmy 2022’ shërbejnë si njohje për herë të parë nga Akademia e Televizionit për shumë prej të nominuarve të saj përtej presidentit të 44-të të Amerikës. Midis yjeve që shënuan nominimet e tyre të para janë i ndjeri Chadwick Boseman për ‘What If…?’, muzikanti Lizzo (për Watch Out for the Big Grrrls), komedianët Bill Burr dhe Jerrod Carmichael dhe aktorët Jennifer Coolidge për ‘The White Lotus’, Andrew Garfield për ‘Under the Baner of Heaven’, Oscar Isaac për ‘Scenes From A Marriage’, Sheryl Lee Ralph për ‘Abbott Elementary’, Amanda Seyfried për ‘The Dropout’ dhe Colman Domingo për ‘Euphoria’.
‘The Daily Show’ me Trevor Noah
Me shtatë nominime, ‘The Daily Show’ ka marrë më së shumti nominime që kur Noah u bë prezantues në 2015 dhe më së shumti nominime nga çdo ekskluzivitet i ‘late night show’ këtë vit. Nominimet përfshijnë ‘Outstanding technical direction, camerawork’ dhe ‘Video control for a series’.
Eminem është vetëm një ‘Tony Award’ larg statusit të lakmuar ‘EGOT’ pasi ai fiton ‘Emmy’ për ‘Outstanding Variety Special’ me performancën e tij në ‘Super Bowl’.
‘EGOT‘, një akronim për çmimet Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony, është emërtimi që u jepet njerëzve që kanë fituar të katër këto çmime. Shfaqja e fundit e Eminem në ‘Pepsi Super Bowl LVI Halftime Show’ i dha atij një ‘Emmy’ për ‘Outstanding Variety Special’ gjatë ‘2022 Creative Arts Emmys’ të mbajtur në Los Angles, sipas Emmys.com. Me fitoren, yllit legjendar të hip hopit tani i duhet vetëm një çmim ‘Tony’ për të arritur statusin e lakmuar ‘EGOT’. Kanë qenë vetëm 17 artistë në histori që kanë fituar të katër kategoritë ‘EGOT’.

Adele i afrohet statusit ‘EGOT’ teksa merr në shtëpi ‘Emmy Award’ për koncertin special të saj ‘Adele One Night Only’
Adele mori në shtëpi ‘Emmy’ e saj të parë gjatë ‘Creative Arts Emmy Awards’. Pavarësisht se mungoi në ceremoni, kantautorja mori çmimin ‘Outstanding Variety Special’ (Pre-recorded) për ‘Adele One Night Only’ që u transmetua nëntorin e kaluar. Në speciale, Adele performoi këngët e reja për herë të parë në gjashtë vjet dhe mori pjesë në një intervistë me prezantuesen legjendare të ‘talk show’ Oprah Winfrey. Së bashku me çmimin për ‘Outstanding Variety Special’ (Pre-Recorded), ‘Adele One Night Only’ gjithashtu shënoi fitore në kategoritë e mëposhtme “Emmy Award”: ‘Outstanding Lighting Design/Lighting Direction For A Variety Special’, ‘Outstanding Sound Mixing For A Variety Series Or Special’ and ‘Outstanding Technical Direction, Camerawork, Video Control For A Special’.


