Nuk mungoi magjepsja në teatrin Microsoft të LA të hënën mbrëma, teksa emrat më të mëdhenj të televizionit u mblodhën në tapetin e kuq për çmimet e 74-të ‘Emmy Awards’.

Me ceremoninë e vitit 2020 të mbajtur virtualisht dhe numrin e ulët të pjesëmarrësve në vitin e kaluar mes rasteve në rritje të Covid-19, ngjarja u rikthye në shtëpinë e saj për herë të parë që nga viti 2019 . Dhe yjet përfituan nga rikthimi në normalitet duke u shfaqur në mënyrë klasike dhe me detaje elegante.
Tapeti i kuq shkëlqeu nga të pranishmit duke filluar nga aktori i “Severance” Britt Lower deri te Amanda Seyfried në Armani Privé të cilët zgjodhën për t’u përshtatur me detaje që binin në sy.
Mes tyre, u dallua Lily James me një fustan Versace ngjyrë bronzi, ndërsa Christina Riçi mahniti me një fustan vezullues nga Fendi.


© Panoramaplus.al

