13 Shtator, 2019

Emina Çunmulaj feston ditëlindjen dhe zbulon sa vjeçe bën: E mendoja moshën si diçka të frikshme (FOTO)


Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, feston sot ditëlindjen. Teksa bëri 35 vjeçe, ajo ka treguar se tashmë nuk u trembet aspak viteve.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ajo shprehet se ndihet e bekuar me gjithçka ka.

“E mendoja moshën si diçka të frikshme dhe po bëj shaka me veten se jam plakur, por ndihem e bekuar me gjithçka që Zoti më ka dhënë dhe vazhdon të më jap”, shkruan Emina.

Pavarësisht viteve, modelja është në super formë dhe është nënë e dy bukurosheve, Mia dhe Ella.

 

© Panoramaplus.al