Pas sfilatës ku Valdrin Sahiti prezantoi koleksionin e tij të fustaneve, stilisti mendoi të organizojë një festë private vetëm me miq të ngushtë ‘për të festuar jetën’ siç thotë ai.

Këngëtarja Elvana Gjata, e cila është një prej mikeshave më të ngushta të tij, e surprizoi Valdrinin në një mënyrë mjaft special dhe të veçantë. Ajo solli në festë një prej Dj më të famshëm, të cilin stilisti e adhuron, Dj Mahmut Orhan.

Valdrini është emocionuar shumë nga surpiza e mikeshës së tij dhe i ka dedikuar asaj disa rreshta në ‘Instagram’, ku i shpreh dashurinë dhe mirënjohjen për miqësinë e tyre.
“Pas sfilatës kisha organizuar një festë, me njerez të mitë të ngushtë, për të festuar jetën, kaq doja (dhe gëzohem pafund që kisha me kë dhe pse). Në jetë (edhe pse në shoëbiz) mësova që duhet të jemi falënderues ndaj të mirave që na sjellë Zoti (universi)… Kam mësuar plot gjëra, por mbi gjitha jam shumë krenar që kam mësuar të dua.
Elvana Gjata nuk ndalove kurrë së më vërtetuari se ia vlen të duash jetën e miqtë e tu. Ia vlen të jesh i mirë dhe të japësh dashuri çdo minutë. Për gjithë ata që nuk e dinë, Mahmut Orhan është DJ im i preferuar, pothuajse një ndër të paktët idhuj që kam… Ela [Elvana] e solli surprizë në festën time, por ajo nuk solli vetëm atë… solli kujtimet që krijuam pafund nën tingujt e këtij DJ, solli Londrën, Parisin, Stambollin, Los Angeles-in… Mbi gjitha më mbushi shpirtin me dashuri e respekt. Pafund falënderues për miqësinë tënde. Të don Drinki!”, shkruan Stilisti.



© Panoramaplus.al

