4 Gusht, 2021

Elvana Gjata shpëton për fije të perit, ja pamjet nga incidenti që i ndodhi pak para koncertit (Video)


Elvana Gjata ditën e djeshme ka ndarë me ndjekësit në “TikTok” një video me anë të së cilës tregon “incidentin” që i ndodhi pak para se të ngjitej në skenë për të performuar.

elvana gjata (4)

Këngëtarja shihet duke ecur drejt një dere, të cilën kur tenton ta hapë, shembet dhe bie në tokë. Por fatmirësisht, Gjata qëndroi anash saj dhe nuk pësoi lëndime.

 

E veshur me një palë xhinse, me një bluzë “crop top”, e me flokë me onde gjysmë të kapura, Elvana duket shumë e habitur me mimikën e fytyrës që bën teksa sheh derën të rrëzohet para këmbëve të saj.

Disa ditë më parë, këngëtarja sqaroi një herë e mirë raportin që ka me prezantuesen, Alketa Vejsiu, pasi u përfol për një hatërmbetje mes tyre. Fansat nisën të aludonin se Elvana nuk i ka kthyer komentet Alketës në postimin e saj në Instagram, për shkak se u rendit e dyta në Festivalin e Këngës në RTSH, ndërkohë që Arilena Ara u shpall fituese.

elvana gjata (6)

Kur pashë shkrimin e kuptova se çfarë kishte ndodhur, se nuk e dija. Absolutisht nuk e pashë komentin e Alketës. Po t’ia ktheja fillonin prapë nga fillimi e pastaj thashë ‘më mirë lëre fare’,”- sqaroi Elvana, duke nënkuptuar se nuk i kishte parë komentet e Vejsiut.

elvana gjata (5)

E pyetur nëse e ka sqaruar privatisht situatën me Alketa Vejsiun, Elvana tha: “Po jo more se çfarë do sqaroj?! Mesazhet që shkruajnë mediat për neve?! Po kemi edhe ne punët tona!”.

elvana gjata (2) elvana gjata (8) elvana gjata, alketa vejsiu (2) elvana gjata (6)

© Panoramaplus.al