Elvana Gjata ngriti në këmbë publikun me këngën e saj “Me tana”.

Por u shfaq më shumë se ç’duhet shpërthyese gjatë performancës së saj në skenën e Festivalit të RTSH mbrëmjen e së dielës.
Këngëtara me një dekolte të hapur ekspozoi gjoksin ndërsa kërcente në skenë.
Ky incident padyshim që nuk kaloi pa u vënë re.

Elvana ishte një nga pretendenet për çmimin e parë në Fest ’58.
Por pavarësisht se kishte një këngë ritmike që u pëlqye shumë, ajo nuk arriti të fitonte duke u larguar e zhgënjyer nga skena.
Ndërsa trofeun e mori Arilena Ara.


