7 Nëntor, 2021

Elvana Gjata kthehet në stacionin ku u nda me Flori Mumajesin para pesë vitesh


Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer në stacionin ku u nda profesionalisht nga bashkëpunëtori më i ngushtë, Flori Mumajesi, para pesë vitesh. Të gjithë e kujtojnë klipin “Lejlla”, ku Elvana shfaqej sipër një treni të lyer në ngjyrën lelja, që ishte dhe projekti i fundit me Florin.

flori mumajesi elvana gjata (2)

Tashmë Elvana kthehet te “stacioni” ku u nda me Florin, pikërisht tek artisti që Flori e kombinoi në klip, Capital T dhe 2PO2. Kënga, një krijim i Florit dhe Elvanës, ishte e fundit e tyre, projekt pas tsë cilit ata s’u panë më bashkë. Por Elvana vendos t’i rikthehet pas 5 vitesh nuhatjes së Florit për sukses.

elvana gjata (10)

E kemi fjalën për bashkëpunimin saj të ri me Capital T, duke surprizuar fansat këtë fundvit. “Flakë Flakë” titullohet projekti i dy artistëve. Capital T dhe Elvana kanë ndarë promon e këngës që pritet të publikohet dhe klipin të premten, dhe nga sa pamë duket me të vërtetë një projekt që do godasë.

elvana gjata capital t

Vërtet “Lelja” ishte projekti i parë që ata bashkëpunuan dhe “Flakë, Flakë” është i fundit, por ata kanë edhe një tjetër projekt që titullohet “Fustani”. Teksti i këngës “Lelja” i dedikohej kartmonedhës euro dhe fuqisë së parasë në industrinë e muzikës. Në vargjet e saj dëgjohej të thoshte Elvana: “Kom big booty, booty like this, ama jo per biznes, di edhe une me fol pis, Aama jo per biznes, a a don me lujt me lejla? Lejla 2x Lej-lej-lejla, lejla”. 

elvana gjata2

Pas atij projekti, Flori dhe Elvana vazhduan karrierën muzikore të ndarë. Flori ka realizuar shumë hit-e për Elvana Gjatën, këngëtaren e famshme, bashkëpunimi me të cilën zgjati më shumë se një dekadë dhe mori fund vite më parë. Pas mbi një dekade bashkëpunim, vetëm në vitin 2015, i ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, ai pranoi publikisht se Elvana ishte e rëndësishme për të.

elvana gjata (11)

“Elvanën e kam për zemër”, citohet të jetë shprehur ai në atë kohë, ndërkohë që vetëm një vit më vonë ata i dhanë fund bashkëpunimit. Këngëtarët madje, për herë të parë, pranuan të shfaqeshin njëkohësisht në studion e Alban Dudushit për të promovuar videoklipin e tyre “Kuq e Zi je ti”.

flori mumajesi elvana gjata

Sa për komercialitetin e këngës, Flori u shpreh se ishte një ndër projektet e tij të suksesshme, që arriti shifrën e 1.5 milionë klikimeve brenda shumë pak ditëve që nga publikimi i këngës, sukses që përkthehej në para të fituara.

flori mumajesi elvana gjata2

Për 3 orë me radhë, ata debutuan “live” në një maratonë këngësh, improvizimesh dhe feste së bashku me pjesëtarët e tjerë të “Threedots”, që mban firmën e krijimit të këngëve më të bukura të Elvana Gjatës në karrierën e saj. Pas asaj shfaqjeje çift në ekran, jeta e tyre artistike dhe private vazhdoi me koncertet, jashtë syrit të mediave.

flori mumajesi elvana gjata1

E pas shkëputjes nga njëri-tjetri, prishjes së ortakërisë së bizneseve që kishin ngritur dhe largimin e Elvana Gjatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi momenti i “ftohjes së gjakrave”, që më në fund Elvana të thoshte dy fjalë për Florin. Pas mbajtjes së koncertit recital më 100 të ftuar në Tiranë, ajo u sulmua nga fansat se nuk mund të bënte sikur Flori Mumajesi nuk kishte ekzistuar në jetën e saj, pasi ai është autori i hit-eve në repertorin e saj, e që vështirë të përsëriten.

elvana gjata (9)

E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja nuk mund t’i shpëtonte një pyetjeje lidhur me bashkëpunëtorin e saj Mumajesin, në episodin e realizuar në apartamentin e saj luksoz. 

elvana gjata (8)

“Gjithë çfarë ndjej, është vetëm mirënjohje dhe do të jetë një mirënjohje, që nuk do të ndryshojë asnjëherë deri në fund të jetës sime”, tha ajo për kantautorin. Në rrugëtimin e saj të ri pa Florin, ajo i ka marrë Florit dhe menaxherin e tyre të përbashkët, Andi Islamin, ndërkohë lind pyetja, a mund të kthehen në asgjë gjithë ato vite karrierë ku emri i Elvanës, shfaqej në klipe ngjitur me atë të Florit?

elvana gjata (6)

Shumë nga krijimet e kënduara nga Elvana, përfshirë dhe duetet me Florin, mbajnë autorësinë e këtij të fundit. Kështu, marrëdhënia e tyre profesionale do të jetë e vazhdueshme, pasi nuk lejohet që Elvana të publikojë këngët pa autorizimin e “Threedots”.

elvana gjata (7)

Disa nga këngët e famshme të Elvanës janë: “Ku Jeton Dashuria”, “Vetes” “Nuk Janë Më”, “Hitech”, “Turn U On”, “A Ke Ti Zemër, “Mamani Nejen” (feat. Fugaa), “Me Ty”, “Afër dhe Larg”, “Gjaku im”, “Xhamadani Vija-Vija” me Flori Mumajesin dhe Mentor Hazirin, “Fake”, “Beso” (feat. 2Po2), “1990” (feat. Mc Kresha), etj.

elvana gjata (3)

Fakt i rëndësishëm në bashkëpunimin disavjeçar të Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës ishin bizneset që ndërtuan bashkë, në një prej të cilave ishin ortakë me dokumente.

flori mumajesi

Edhe pse u përpoqën t’i mbanin të fshehta bizneset e shumta, nga media u zbulua vetëm maja e ajsbergut të tyre. Duket se fitimet e shumta që kishin nga muzika duke pasur parasysh koncertet e shumta, ata i investuan në biznese të tjera fitimprurëse, si “Altar”, dyqani që e shiti pas shkëputjes nga Flori.

flori mumajesi 2

Nga ana e tij, Flori gjithashtu kishte të regjistruara në emrin e tij disa biznese si; një studio muzikore e hapur në vitin 2008 dhe “Mini Taxi Mapo”, një piceri, biznes ku Elvana Gjata kishte 35 për qind të aksioneve, ndërsa Flori Mumajesi nëpërmjet kompanisë M.I.A kishte 51 për qind të aksioneve.

flori mumajesi`

Herën e fundit që ai u rrëfye për Elvanën u shpreh: “Unë dhe Elvana s’kemi kontratë”, duke lënë të kuptohej se gjithçka e kishin bashkë, në mirëbesim te njëri-tjetri. Ndërkohë tashmnë që rrugët e tyre janë ndarë, Elvana rikthehet me këtë bashkëpunim të ri me Capital T, ku shfaqet sipër një motori, ndërsa nga Flori s’kemi ende asgjë pas klipit që u bë viral “Nina”.

/Panoramaplus.al

flori mumajesielvana gjata (2)elvana gjata (1)capital t (1)capital t (4)capital t (3)elhaida dani, elvana gjata (4)elhaida dani, elvana gjata (1)elvana gjata, loredana zefi, dafina zeqiri, arilena ara (9)elvana gjata (1)elvana gjata, alketa vejsiu (6)elvana gjata (6)elvana gjata (5)

© Panoramaplus.al